Policia ka shpëtuar dy turistë françezë të bllokuar prej orësh në një zonë tejet të vështirë malore në Shkodër.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin duke i bërë thirrje çdo qytetari apo turisti që gjenden në nevojë të kërkojnë ndihmë, pasi Policia është në dispozicion dhe ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.
Kërkimi zgjati 8 orë nga Njësia e Policisë Alpine, FNSH dhe banorët e zonës. Turistët kishin shfaqur disa komplikacione shëndetësore në momentin që u gjetën, por fatmirësisht u dërguan në spital në gjendje të stabilizuar. Njëri prej tyre është ende nën kujdesin e mjekëve.
Këtë sezon turistik Policia e Shtetit ka realizuar një sërë operacionesh shpëtimi të suksesshme duke i ardhur në ndihmë vendasve dhe turistëve.