Një bombul gazi ka shpërthyer në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.
Sipas Policisë, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar tre punonjës të karburantit. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.



