Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 72 orëve të fundit nga data 20-22.04.2026 ka vendosur në total 6373 masa administrative nga të cilat 1583 masa janë për sigurinë :
Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se këto masa sipas shkeljeve janë :
38 mase për përdorim alkooli, neni 184.
372 masa për shpejtesi mbi normat e lejuara, 140.
15 masa për mos rregullim shpejtësie, neni 139.
10 mase për shkeljen e semaforit Neni 144/3
111 masa për përdorim të aparatit të celularit, neni 171.
126 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, neni 170.
6 masa për xhama të zinj të riveshur, neni 72/12.
4 masa për kontroll teknik, neni 79/10.
113 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, neni 189
422 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
56 masa për parakalim i gabuar, neni 146.
2 mase për mos dhënie përparësi tabelës stop, neni 143.
4790 masa për qëndrim i gabuar, neni 156.
23 masa për qarkullimin e motorëve ne korsinë e biçikletave, neni 144/2.
314 masa të ndryshme për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, etj.
Për nenin 290 “ Shkelja e rregullave të qarkullimit janë proceduar 12 drejtues mjeti 2 me arrest dhe 5 me gjendje të lirë.
Një nga drejtuesit është dhe për veprën penale Neni 291 Drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa lejë drejtimi



