Pogradec, fund-viti shkollor, por nxënësit e profesionales ende pa bursa. 13 prill 2018

Nxënësit e shkollës profesionale “Enver Qiraxhi” në Pogradec ankohen në “Stop”, se në fund të vitit shkollor, ende nuk kanë marrë bursën, që u takon.Drejtori i shkollës Artan Temo thotë, se ka bërë të gjitha procedurat në kohë dhe dosjen e ka dorëzuar te qendra ekonomike. Majlinda Klomollari, drejtoreshë e qendrës arsimore, shpjegon, se edhe ajo nga ana e saj i ka bërë të gjitha procedurat dhe cdo gjë është miratuar në këshillin bashkiak të Pogradecit, por ministria nuk ka celur fondin.Në bashkinë e Pogradecit, nënkryetarja Adriana Adhami, thotë, se janë në pritje dhe këtë problem e kanë të gjitha bashkitë dhe shkollat profesionale.

Të Fundit