“Po shes frigoriferin të paguaj qiranë” denoncuesja në hall, ja çfarë i ndodhi se i besoi shoqes!

Qytetarja Vojsava Oparaku pretendon, se është mashtruar nga Fatmira Zgura, të cilës i ka dhënë 40 mijë euro për dy apartamente, që nuk i mori kurrë. Me justifikime të vazhdueshme dhe premtime të pambajtura, ajo përfundoi pa shtëpi dhe pa para.Dy zonjat ishin të lidhura me miqësi, por prej dy vjetësh, jo vetëm që është prishur miqësia, por edhe kanë kaluar në hallkat e drejtësisë. Çështja kaloi në disa shkallë gjyqësore. Fillimisht pafajësi, më pas dënim në Apel, ndërsa e akuzuara u largua drejt Italisë. Ndërkohë, procesi vijon mes zvarritjesh dhe betejash ligjore, duke e lënë qytetaren prej vitesh në kërkim të drejtësisë, shtëpisë, osë parave të saj.

Të Fundit