Po raportonte live, tifozi i Fejnordit puth gazetaren e Klan News (Video)

Një numër i lartë tiforzësh të Fejnordit kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës në finalen e Conference League.

Nërkaq të shumta kanë qenë rastet kur gazetarët shqiptarë kanë intervistuar tifozët.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, është hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live. Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.

Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar.

Të Fundit