“Po më përdhunojnë gruan”, 32-vjeçari shqiptar qëllon me armë, ja çfarë i gjen policia në banesë

Sasi të mëdha droge janë sekuestruar në banesën e një shqiptari në Selanik të Greqisë. Rasti ka ndodhur një ditë më parë, teksa 32-vjeçari shqiptar në gjendje të rënduar psikologjike qëlloi me armë zjarri pistoletë. Bashkë me të u arrestua dhe vëllai tij.

Shqiptari kishte bërtitur në pallat se disa persona po përdhunonin gruan e tij, siç raportojnë mediat greke, ndërsa një banor tjetër e dëgjoi atë duke thirrur “lajmëroni policinë”.

Fqinjët thonë se 32-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike dhe qëllonte me armë e ofendonte.

Ai u ngjit deri në derën e banesës së tij dhe qëlloi me armë brenda pallatit. Policia shkoi në vendngjarje me urgjencë dhe e armatosur. Por 32-vjeçari ishte arratisur tashmë. Ai u kap pak minuta më vonë teksa u përfshi në një aksident me makinë në unazën e qytetit të Selanikut duke u përpjekur të largohej.

Ndërkohë, brenda banesës së shqiptarit ishin 3 fëmijë të mitur, dy prej të cilëve të shqiptarit, dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk pësoi lëndime.

Nga kontrolli në shtëpi policia zbuloi se aty kishte drogë, duke sekuestruar 23 kilogramë kanabis, 1.2 kilogramë kokainë dhe 16 mijë Euro cash.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe vëllai i shqiptarit, i dyshuar si i përfshirë. Një banore e pallatit ku ndodhi ngjarja ka thënë për mediat greke se gjatë ditëve të fundit, gruaja e shqiptarit nuk kishte shkuar në banesë pasi ndodhej në spital për kontrolle sepse është shtatzënë me fëmijën e tretë gati për të lindur. Ndërsa në apartamentin e çiftit kishte lëvizje të çuditshme nga persona të tjerë.

Të Fundit