Jemi në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit Muhamed Muca, i cili është në konflikt me drejtoreshën e shkollës 9 vjecare “Bajram Gashi”, Merita Difi. Sipas Muhamedit, drejtoresha kërkon, që ai të heqë kioskën afër shkollës, ku shet produkte të gatshme për fëmijë, por asgjë të rrezikshme.Drejtoresha nuk është konfliktuar vetëm me zotin Muca, por edhe me punonjësit e pastrimit.Ajo nxjerr fëmijët, për të lëvizur koshat e mbeturinave jashtë shkollës dhe ulëret në rrugë.Ne morëm takim me drejtoreshën, por komunikimi me të ishte shumë i vështirë.Në vend që të merret me gjërat brenda shkollës, ajo kërkon të komandojë edhe komunitetin përreth.Në lidhje me këtë situatë, Drap Durrës na shpjegon, që kompetencat e drejtoreshës janë vetëm brenda shkolles dhe nuk I takon asaj te dal jashte shkolle dhe te kerkoj gjera qe nuk lidhen me detyren e saj, urojme ta marr mesazhin drejtoresha.
- +355 67 220 8888
- [email protected]