‘Po instalohen aparaturat’, Manastirliu: Kur hapet spitali i Sëmundjeve të Brendshme

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT do të çelë dyert për pacientët në mars.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa vizitoi mjediset e tij.

“Urgjenca polivalente do të jetë një shërbim i cili transferohet në spitalin ekzistues, por tashmë edhe me modalitete të reja, edhe me një mënyrë të re organizimi dhe fakti që tashmë do të kemi një spital të gjitha ekzaminimet përsa i përket urgjencës edhe përsa i përket intervencioni”, theksoi ajo.

Spitali i ri është pajisur me aparatura të fjalës së fundit.

“Angiografi është instaluar në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme që do të fuqizojë padyshim shërbimin e Hemodinamikës edhe sigurisht do t’i hapë rrugë edhe ndërhyrjeve të tjera invasive dhe të kombinuara”, u shpreh Manastirliu.

350 shtretër do të jetë kapaciteti pritës i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme, i cili do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh.

Brenda tij do të integrohet dhe një spital ditor me 60 shtretër.

Të Fundit