Po falte namazin në xhami, të moshuarit i vjedhin 6 mijë euro

Një i moshuar nga Lipjani i Kosovës ka rënë pre e vjedhjes. Teksa ishte duke faluar namazin në një xhami në Gadime të Epërme 86-vjeçarit i kanë vjedhur një shumë të madhe parash.

Teksa ishte duke faluar namazin ai vuri re se i mungonte portofoli në të cilin kishte rreth 6 mijë euro.

Burri ka denoncuar vjedhjen në polici dhe dyshon se është kryer nga një vajzë 11-vjeçare, e cila gjatë faljes së namazit ka kërkuar lëmoshë me nënën e saj.

Policia po heton rastin, ndërsa në cilësinë e provës janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Të Fundit