Plazhi i Gjipesë, në listën e më të mirëve në botë

Plazhet shqiptare janë renditur sërish në mes më të mirëve në botë. Këtë herë, Plazhi i Gjipesë qëndron në vendin e 22 në listën e 50 plazheve më të mira në botë, të përpiluar nga Big 7 Travel.

Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.

“Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe, padyshim, plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve.

Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen”, shkruan Big 7 Travel.

Uji në plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të mahnitshme. Gjithashtu është vend ideal për kampe për turistët apo vizitorët me shpirt aventurierë.

Rreth Gjipesë për ata që duan të eksplorojnë gjenden shpella dhe disa plazhe të vogla përgjatë bregdetit.

Top 10 lista

Në mesin e dhjetë më të mirëve ishin plazhet e vendosura në Filipine, Kolumbi, Shën Lucia, Zanzibar, Australi, Seychelles, Turks and Caicos, Vietnam dhe, Greqi.

Navagio Beach, një plazh në Greqi, i cili ka marrë këtë emër pas anijes që u mbyt atje në 1983, siguroi vendin e shtatë.

Navagio Beach ndodhet brenda një limani të izoluar në ishullin grek të Zakynthos. Ai është e njohur për ujërat e saj të kristalta dhe peizazhet mahnitëse.

Është një nga plazhet më të fotografuara të Greqisë dhe është paraqitur si sfond i disa videoklipeve muzikore.

Plazhi i Bardhë, Port Barton, Filipine
Plazhi Cabo San Juan – Kolumbi
Plazhi Jalousie – St Lucia
Plazhi Kendwa, Zanzibar
Whitehaven Beach – Ishujt Whitsunday, Australi
Source d’Argent – ​​Seychelles
Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi
Grace Bay – Turks and Caicos
Lang Co Beach, Vietnam
Hyams Beach – New South Wales, Australi./Monitor

Të Fundit