Një plagosje me armë zjarr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një 24-vjeçar i plagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës të të riut. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollin e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
“Durrës/Informacion paraprak: Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia e Durrësit.