Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me incidentitn e ndodhur në zyrat elektorale të saj në Kavajë.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp Partia Demokratike shprehet se kryeministri Rama është duke u marrë me gënjeshtra, ndërkohë që autorët e plagosjes ditën e djeshme ende nuk janë arrestuar.
Ndër të tjera PD citon në deklaratën e saj se ky është një sulm ndaj demokracisë nga një njeri i cili e di se do të humbas zgjedhjet.
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”– shkruan Partia Demokratike.