Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës/ Balluku: “Fluturime edhe Nju Jork-Vlorë” – Stop
Lajme, Të Gjitha

Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës/ Balluku: “Fluturime edhe Nju Jork-Vlorë”

Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në fjalën e saj ministrja Belinda Balluku sqaroi se punimet do të zhvillohen në disa faza, ku faza e parë do të jetë ajo përgatitore.

 “Punimet do të nisin  brenda 14 muajve. Do të ketë një fazë përgatitore. Kompania do të bëjë një studim të detajuar mjedisor. Do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake si dhe dorëzimit përfundimtar të masterplanit. Ndërsa 6 muaj do të jenë për marrjen e lejeve.

Në fazën e parë, që përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve dhe kjo kontratë nënshkruar për 36 muaj.

Faza e dytë, e cila konsiston në zgjerimin e terminalit do të përfundojë pas vitit të 4 të operimeve. Kemi një kontratë që ndahen në faza për shkak edhe të numrit të pasagjerëve.

Aeroporti i Vlorës do të ketë jo vetëm injektimin direkt mbi 100 mln euro investim në ekonomi, por ndikimet indirekte të këtij aeroporti janë të jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Balluku.

“Pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e këtij aerporti janë të tilla që fluturimet Nju Jork Shqipëri mos jenë vetëm Tiranë-Nju Jork e anasjelltas por edhe Nju Jork-Vlorë se unë e kam thënë që “Fan Nolin” ne do e çojmë në Amerikë. Shqipëria do bëhet një vend ku numri i turistëve do rritet eksponencialisht”– tha kryeministri.

Konsorciumi që do ndërtojë aeroportin e Vlorës ka pjesë të tij kompaninë e biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka zbuluar se ka qenë një nga ëndrrat e sipërmarrësit Pacolli që të lërë gjurmë në Shqipëri përmes investimeve.

Rama theksoi se Pacolli hyri në garë për aerportin e Vlorës dhe e fitoi atë pa i rënë telefonit, apo duke shfrytëzuar miqësinë që ka me kryeministrin.

Ndërsa zbuloi edhe ‘dashurinë’ që Pacolli ka për Vlorën duke sjellë në vëmendje n një deklaratë të hershme të biznesmenit.

“Unë e di mirë që baca Behgjet e ka pasur ëndërr të bënte dicka në Vlorë madje një herë më ka thënë që unë kurrë se kisha ndërru Kosovën por do isha mendu dy herë a në Kosovë a në Vlorë me lind e bac tani është e gjitha në dorën tënde”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *