Plagosi pronarin dhe i grabiti biznesin, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

Policia në Itali ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije akuzohet se më 4 maj të këtij viti ka hyrë në një dyqan, në zonën e njohur si via Costantino Baroni për të grabitur dhe është përballur me pronarin e biznesit dhe vajzën e këtij të fundit.

Në atë moment shqiptari ka nxjerrë armën dhe ka plagosur babë e bijë dhe më pas ka grabitur nga dyqani disa bileta fati me shumë afro 15 mijë euro.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit

Sakaq gjatë kontrollit fizik shqiptarit i janë gjetur një pistoletë gjysmë automatike, gëzhoja dhe një thikë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Raportohet se shqiptari akuzohej edhe për disa vjedhje të tjera të kryera po në të njëjtën zonë.

Të Fundit