Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i autorit: U hoq pa të drejtë nga puna

Babai i Orgest Xhelilit shpreh habi për veprimin e djalit të tij, i cili mëngjesin e së premtes plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij. Në një prononcim për gazetarët në pritje të masës së sigurisë për të birin, babai i 46-vjeçarit shprehet se djali i tij u hoq pa të drejtë nga puna, ndërsa për shkaqet e largimit ai pretendon se u thirr edhe nga Krimi Ekonomik.

Orgest Xhelili do të dalë këtë të martë para gjykatës së Lushnjes për t’u njohur me masën e sigurisë.

Një ditë më parë, gazetarja Anila Sefa raportoi se para hetuesve, 46-vjeçari e ka pranuar plagosjen e dyfishtë të kreut të Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij Gazmend Bullari. Në pyetje janë marrë edhe Kokoneshi e shoferi i tij, të cilët vijojnë të jenë në spital. Ata kanë treguar se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, në momentin që po shkonin drejt zyrës.

Sipas tyre, Xhelili i ka dalë para dhe ka nisur t’i ofendojë, teksa qendra e debatit ishte largimi i tij nga puna.

Kryebashkiaku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa Gazmend Bullari ndodhet ende në Reanimacionin e Spitalit të Lushnjes, pasi plagosja që mori në bark, i preku disa organe.

 

“Ka qenë emigrant, ka qenë student i mirë. Absolut, ekselent, inxhinier. E hoqi para ca kohësh”.

Shqetësimin që kishte ua kishte thënë juve?

Jo nuk na kishte thënë gjë. Ai ditën e hënë do ishte në punë, në Tiranë”.

Çfarë pune ka bërë djali juaj?

Inxhinier elektronik”.

A shkonte në punë?

Po shkonte, si nuk shkonte në punë”.

Çfarë shkolle ka mbaruar?

Ka mbaruar të lartën, inxhinier elektronik… Absolut, nuk e marr vesh. Si arriti në këto shqetësime djali, jam çuditur. Ne dy çuna kemi pasur, i kemi pasur ekselentë”.

Jua kishte shprehur shqetësimin për largimin nga puna?

Shqetësimin për largimin po. Pa të drejtë e hoqën. Po lerë i thashë unë, pse s’gjen punë ti. Ai e kishte hequr pa të drejtë. E kishte thirrur Krimi Ekonomik, si është problemi me këto vjedhjet me këto…

Ka bërë debate herë të tjera djali juaj me kryetarin e Bashkisë?

Ndenji 4 vjet, ne e kemi pasur edhe si mik”.

Të Fundit