Plagosën me thikë 29-vjeçarin, shoqërohen nga policia tre vëllezërit në Pogradec. Shkak dyshohet konkurrenca në treg

Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas burimeve, më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Mësohet se i dëmtuari është goditur me një thikë në pjesën e krahut dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq pritet të dalë së shpejti nga spitali.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Të Fundit