“Pjesëmarrja në zgjedhje, mision patriotik”, Meta thirrje shqiptarëve: I garantoj të gjithë se…

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një apel të fortë të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i quan referendum historik.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.
Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.
Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik.

Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre!

Të Fundit