Pika vaksinimi në Universitete, Rama: ” Studentët që nuk vaksinohen, nuk do të hyjnë në auditor.”

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke u ka rikujtuar edhe një herë të gjithë studentëve se vaksinimi kundër Covid -19 për ta është i detyrueshëm.

Në një postim në Facebook, Rama sqaron se për këtë arsye, janë ngritur pika vaksinimi në universitete teksa thotë se vaksinimi është një garanci më shumë për një vit shkollor të sigurt.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët që nuk do të vaksinohen nuk do të lejohen të hyjnë në auditor.

Të Fundit