“Pësova infarkt” policisë i “ngel” në dorë qytetari me azil politik, ngjarja në Kukës!

Problemi, që trajtojmë sot në emisionin “Stop” vjen nga Gazmend Zeqiri, një shtetas kosovar, por që prej vitit 2018 ka pasaportë gjermane, pasi ka fituar azil politik në Gjermani.Gazmendi tregon, se nuk ka të drejtë të shkojë në Kosovë, por nënën e sëmurë ia sjellin ta takojë në Tiranë.Herën e fundit, në mes të majit 2023, kur po kthehej për në Gjermani nga aeroporti i Kukësit, i thonë, se ka shkresë nga Kosova për ekstradimin e tij.I marrin dokumentat dhe e mbajnë gjithë natën aty, duke ia anulluar fluturimin e kthimit. Të nesërmen në mëngjes, i kanë të firmosë, që policia e ka trajtuar shumë mirë dhe e kanë lënë të udhëtojë me një biletë të re.Ne komunikuam në telefon me punonjësin e policisë, Hilmi Jakaj,i cili thotë, se pas verifikimeve, pretendimet e Gazmendit rezultuan të drejta dhe ndaj ai u la i lirë. Në pasaportën e qytetarit , thuhet, se ky shtetas nuk lejohet të shkojë në Kosovë. Por tani shqetësimi i Gazmendit, është dekonspirimi i adresës dhe të dhënave të tij, në një kohë, që kjo nuk duhet të ndodhte.

Të Fundit