Detaje të reja për autorin e sulmit të xhamisë ‘’Dine Hoxha’’ tek Rruga e Kavajës në Tiranë.
Mësohet se Rudolf Nikollaj në 6 muajt e fundit, ai ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami ku kreu plagosjen e 5-fishtë.
Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.
Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm, ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.