Përplasi çiftin dhe vajzën 3-muajshe te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani – Stop
Lajme, Të Gjitha

Përplasi çiftin dhe vajzën 3-muajshe te vijat e bardha, lirohet Ajas Sulejmani

Është lënë i lirë Ajas Sulejmani, drejtuesi i mjetit që përplasi disa javë më parë çiftin Konomi dhe vajzën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë, nga “Arrest në burg”, i ka caktuar atij masën “Arrest shtëpie”.

Ai la të plagosur rëndë burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi te rruga e Kavajës, dhe Sulejmani po ngiste një automjet “G-Class” nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia konfirmoi se 39-vjeçari ishte përdorues i dy drogërave, ndërkohë ai akuzohet nga Prokuroria se në mosrespektim të shpejtësisë së lejuar dhe semaforit që shkaktoi aksidentin e rëndë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *