Është lënë i lirë Ajas Sulejmani, drejtuesi i mjetit që përplasi disa javë më parë çiftin Konomi dhe vajzën e tyre 3-muajshe te vijat e bardha.
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë, nga “Arrest në burg”, i ka caktuar atij masën “Arrest shtëpie”.
Ai la të plagosur rëndë burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi te rruga e Kavajës, dhe Sulejmani po ngiste një automjet “G-Class” nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia konfirmoi se 39-vjeçari ishte përdorues i dy drogërave, ndërkohë ai akuzohet nga Prokuroria se në mosrespektim të shpejtësisë së lejuar dhe semaforit që shkaktoi aksidentin e rëndë.