Përplasën makinat, shoferët zbresin dhe zihen me grushte, shkelma dhe shkopinj

Një aksident pa pasoja është regjistruar pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit, tek rrethrrotullimi i “1 Majit”, ku janë përplasur dy makina.

Por nuk është mbyllur me kaq, pasi drejtuesit kanë dalë nga makinat dhe janë konfliktuar fizikisht duke fajësuar njëri tjetrin për shkakun e aksidentit.

Mësohet se, njëri nga drejtuesit e makinave ka goditur me një shkop dhe sende të forta shoferin tjetër duke i shkaktuar plagë në trup, ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Të Fundit