Një 24-vjeçar është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në policinë e Elbasanit, pas një kallëzimi të bërë ndaj tij nga një 24-vjeçare.
E reja e kallëzoi 24-vjeçarin banues në Lushnjë për përndjekje. Gjithashtu në denoncimin e bërë në polici ajo e akuzon të riun se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Policia arrestoi shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për të ka bërë kallëzim një 24-vjeçare se ai e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, si dhe i ka marrë një shumë parash”, njofton policia.