Përmbytjet/Evakuohen 30 familje në Vlorë, Peleshi: Më e keqja kaloi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë një paraqitje të situatës me përmbytjet në vend, ku bëri me dije se situata më problematike ka qenë në urën e Mifolit me Vjosën.

Ai tha nga Vlora se niveli i ujit ka rënë me 50 centimetër dhe se më e keqja ka kaluar dhe u shpreh se deri nesër pritet një ulje deri në 1 metër të ujit.

Ura e Mifolit ka patur situatën më kritike, Vjosa ka shkaktuar përmbytje qindra hektarë në zonën e Fierit dhe Vlorës, por le të themi është shmangur më e keqja krahasuar me skenarët e viteve të kaluar, ku prurjet nuk kanë qenë në këto nivele. Flasim për qindra dhe jo mijëra hektarë të përmbytura sikurse ka qenë fundit i vitit 2017”, u shpreh Peleshi.

30 familje janë evakuar. Në raste emergjencash kemi të parën jetën e njeriut pastaj gjënë e gjallë. Kemi bërë maksimumin dhe nuk kemi bilance dramatike”, tha Ministri. Ndërkohë ai bëri të ditur se aktualisht nuk ka asnjë rrugë nacionale të bllokuar.

Të Fundit