Përkujton Azem Hajdarin, Berisha:Basha vegla mjerane e Ramës në krye të PD – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Përkujton Azem Hajdarin, Berisha:Basha vegla mjerane e Ramës në krye të PD

Këtë vit që përkon me 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, për herë të parë ish-kryeministri, Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në homazhet e zhvilluara nga Partia Demokratike.

Por, ish-kryeministri ka përkujtuar Hajdarin në një status në rrjetet sociale. Berisha shkruan se Azemi është gjallë, teksa iu drejtohet demokratëve duke thënë se tribuni ynë sot na thërret.

Më tej ai thotë se sot demokratet frymëzohen më shume se kurrë nga trimeria epike e Azem Hajdarit teksa e cilëson përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD si tradhëti e Lulzim Bashës , të cilin e quan vegël mjerane të Ramës.

“Azem ti je gjallë! Demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën Lart!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin me te madh, mirënjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar te lirisë se tyre, Azem Hajdari te ekzekutuar me 12 shtator te vitit 1998 para selisë se Partisë Demokratike nga falangat terroriste me uniforme të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky akt makabër, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive ndaj te riut legjende, i cili ne krye te levizjes studentore beri me shume se kushdo tjetër për lirinë e shqiptareve, ndaj prijesit te revolucionit Demokratik te Studenteve te Dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik ne Shqiperi ne vendin e diktatures me te egër staliniste pothuaj gjysmë shekullore ne Europe.

Te dashur miq, ata qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj Tribunit te Lirise per permbysjen sistemit barbar te baballareve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator te vitit 1998 ekzekutimin e tij kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber, ndeshkimin e historise.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor e te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit te tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit eshte me frymezuese se kurre, mirenjojha e shqiptareve per birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirine dhe dinjitetin e munguar eshte me e pakufishme se kurre. Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD.

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit eshte kushtrim per çdo demokrat dhe demokrate, anetare te thjeshte, mbeshtetes te Partise Demokratike, drejtues te strukturave te saj ne te gjitha nivelet e institucioneve te saj te rikthejne me urgjence Partine Demokratike mbi parimet baze mbi te cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave njerezore dhe interesit kombetar te shqiptareve dhe shnderrimin e saj ne nje lokomotive te integrimit te Shqiperise ne BE.

Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na therret: koken lart!

Azem ti je gjalle! sb

Kujtojmë se Berisha u përjashtua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të enjten një ditë para seancës së parë plenare të legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli “non grata”. Vetë ai nuk është pajtuar me këtë vendim të kreut të PD, Lulzim Basha dhe ka paralajmëruar takime me drejtuesit e PD në bazë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *