Sot është 1 maji, e njohur në të gjithë botën si dita e punëtorëve. Në kohën e diktaturës 1 maji festohej me parakalime në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, ndërsa në tribunë përshëndeste diktatori Enver Hoxha dhe byroja politike.Por sot 1 maji, si festë zyrtare, është shijuar nga qytetarët, të cilët kanë dalë shëtitje në kodrat e liqenit dhe kanë organizuar piknik e forma të tjera argëtimi, duke shfrytëzuar pushimin dhe ditën me diell.