Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash. Në zonat malore termometri pritet të shkojë deri në minus 1 gradë celsius.
Ndërsa pritet të ketë dhe reshje bore.
“Paqëndrueshmëria atmosferike që tashmë është prezente mbi vendin tonë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë duke sjellë mot me vranësira dhe me reshje shiu që do jenë me intensitet të ulët e hera herës në veri-perëndim me intensitet deri mesatar. Në zonat malore në verilindje në lartësitë mbi 800 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 1 mijë metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës por me intensitet të ulët”, u shpreh sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari.
Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në vendin tonë moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta por me erë të fortë në zonat bregdetare.
“Vlen për t’u theksuar pikërisht dhe elementi erë që do fillojë të intensifikohet që në orët e pasdites së sotme. Do jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10 metër për sekondë por herë herë, përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 ose 25 metër për sekondë duke bërë që valëzimi si në Adriatik ashtu dhe në detin jon të jetë i lartë 4 deri në 6 ballë”, tha sinoptikania.
Për shkak të erës së fortë, që pritet të përshijë bregdetin, në Durrës, u pezullua lundrimi i trageteve që nisen nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas. Kjo pasi dallgët pritet të shkojë deri në 3.5 metra. Po ashtu u ndalua edhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese.
Edhe fillimi javës pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave të qëndrueshme dhe të ftohta. Ndërkohë duke filluar nga dita e hënë intensiteti i erës do të bjerë