Një grua e cila prej kohësh po përjetonte harresë dhe depresion, i është hequr nga truri një krimb parazitar 8 centimetra i gjatë.
Gruaja është një angleze 64-vjeçare e cila jeton në News South Wales në Australi. Ajo u shtrua në spital në janar të 2021 pasi për tre javë me radhë vuanta nga dhimbjet e barkut, kishte diarre, kollë të thatë dhe djersitej gjatë natës.
Në 2022 simptomat e saj evoluan dhe ajo po përballej me depresion dhe harresë, kjo gjë bëri që mjekët ta dërgonin atë në spitalin e Kanberrës.
Ndërhyrja kirurgjikale u bë alternativa e vetme dhe mjekët hoqën me sukses krimbin e rrumbullakët, i cili ishte 8 cm (80 mm) në gjatësi dhe 1 mm në diametër.
I identifikuar si një larvë e fazës së tretë të specieve nematode Ophidascaris robertsi, rasti është i paprecedentë në historinë mjekësore dhe është dokumentuar në revistën e Sëmundjeve Infektive në zhvillim.
Zakonisht, ky krimb parazitar jeton në traktin tretës të pitonëve të qilimave indigjenë në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.
Profesionistët mjekësorë dyshojnë se gruaja gëlltiti pa dashje vezët e krimbit duke ngrënë barëra të ngrënshëm që ishin të ndotur me feçe gjarpri, megjithatë shkaku aktual nuk mund të konfirmohet.
Pasi vezët çelin brenda trupit të saj, mjekët besojnë se larvat nisën një udhëtim drejt trurit të saj. Kjo mund të ishte ndikuar nga ilaçet që ajo merrte, të cilat komprometuan sistemin e saj imunitar.