Përjashtuan fëmijën se qante në çerdhe, masa ndëshkuese për edukatoren dhe drejtoreshën

Në 14 mars transmetuam denoncimin e zonjës Besarda Mehmetaj. Ajo tregoi, se ka një fëmijë 1 vjec, që e regjistroi në janar në cerdhen numër 3 “Dritë” në Kamëz. Por pasi e linte fëmijën, e thërriste edukatorja, duke i thënë, që po qante. Situata arriti deri në pikën, që edukatore Xhensila i tha, se mund ta linte fëmijën në kopsht deri në fund të javës, pasi nuk merreshin dot me të.Besarda shpjegoi, se u detyrua të marrë një zonjë, që t’i mbante djalin.Me kamera të fshehtë, nëna e fëmijës takoi drejtoreshën e cerdhes “Dritë”, e cila gjithashtu i tha, se djalin duhet ta mbante në shtëpi, pasi nuk kanë, se cfarë t’i bëjnë. Pas transmetimit të rastit, Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, tha, se është prekur nga edukatorja dhe drejtoresha, që janë sjellë pa etikë me familjarët e fëmijës, ndaj i ka dhënë të dyjave masë disiplinore “paralajmërim për largim nga puna”.

Të Fundit