Pas vendimit të Kryesisë së PD për përjashtimin nga partia të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, është bërë me dije se në vend të tij është vendosur deputeti Ervin Salianji.
Lajmi është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili bën me dije se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të Partisë Demokratike në nivel qarku.
“Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”njofton Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.