Përfundon takimi,Vuçiç:Kurti më pyeti kur do e njoh Kosovën i thashë kurrë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Përfundon takimi,Vuçiç:Kurti më pyeti kur do e njoh Kosovën i thashë kurrë

Ka përfunduar takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë pas takimit të sotëm se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është rënë dakord për të vazhduar dialogun në nivelin më të lartë deri në fund të korrikut.

“Kjo është diçka që do të garantonte paqen për një periudhë më të gjatë, është e panevojshme të komentosh për gjithçka tjetër”,  tha Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka pasur edhe një përplasje mes tyre, pasi Kurti e ka pyetur se kur do ta njohë Kosovën.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Kurti erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”, theksoi Vuçiç

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *