Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit.
Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët.
Shkak i zjarrit mendohet të jetë nga pajisjet ngrohëse të lëna ndezur gjatë natës.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse mundësoi fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e banesave të tjera në pallat.