Përdorte pa leje uniformën e Gardës së Republikës, nën hetim i riu nga Elbasani

Një person i cili mbante pa leje logon e Gardës së Republikës, është vënë nën hetim nga policia e Elbasanit.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Procedimi ndaj tij nisi, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një logo e Gardës së Republikës që e mbante pa leje.

Të Fundit