Ndodhemi në fshatin Bistrovicë në orët e natës, 12 km larg Urës Vajgurore, pranë kalasë Dimal. Një banor i zonës thotë, se pas 30 vitesh këtu po bëhet investim në rrugë dhe ujë të pijshëm. Por punimet kanë filluar që nga marsi dhe nuk po përfundojnë dot 2 km rrugë. Vec kësaj pusetat, që ka lënë hapur ujësjellësi, po kthehen në burim aksidenti.Grupi ynë i xhirimit inspektoi të gjithë rrugën dhe pa cakull, gropa, dhe puseta të hapura pa kapakë.Diku është vendosur muri mbajtës, diku jo, duke rrezikuar bllokimin e rrugës. Banorët kërkojnë të dinë kur fillon dhe kur mbaron projekti i shumëpritur.
Për rrugën në Kalanë e Dimalit, pyesim drejtuesin teknik të punimeve dhe ky i fundit shprehet, se për 15 ditë, kjo rrugë do të përfundojë.Po kryeplaku i fshatit a e ka ngritur zërin për këtë problematikë? Jashar Abdurrahmani shprehet, se e ka ngritur zërin dhe rruga është në punë e sipër, por ecuria, thotë Jashari, nuk varet prej tij. Pas kryeplakut, i drejtohemi Bashkisë Dimal.Gentian Pali, drejtor i Urbanistikës, shprehet, se projekti ka filluar në tetor dhe mbaron në dhjetor. Sipas tij, kohëzgjatja është parashikuar 2 muaj, por ka ndodhur që aty ka filluar edhe një projekt ujësjellësi, prandaj kanë zgjatur gjërat.