Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte dy persona A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i një 38-vjeçareje me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga të arrestuarit.
Sipas kallëzuesit, motra e tij, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur, ka qenë viktimë e marrëdhënieve seksuale të kryera nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Gjithashtu, ai dyshon se 61-vjeçari A. B. e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.
Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të verifikuar tërësisht pretendimet e bëra në kallëzim dhe për të dokumentuar çdo provë të mundshme mbi rastin.