Për 2 milion e gjysëm, kryeinspektori i IMT-së ulë gjobën për tendën pa leje

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë herë inspektorët dhe drejtuesit e IMT-së në bashkinë e Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë gjobë për ndërtimin e një tende pa leje. Me anë të një sekseri kryeinspektori i IMT-së Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysëm lekë, për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë lekë. Ne e takuam kryeinspektorin e imt-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën. Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë lekë të vjetra dhe në takimin e ditës së dytë i dorëzua, 2 milionë e 200 mijë lekët e tjera në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti.

Të Fundit