Peqin/ Gafa ne certifikaten familjare fut familjen ne sherr per pasurine e babait-Stop-6 Prill 2021

Denoncuesi, Nuri Dauti, nga fshati Rrumbullak, Njësia Gjocaj, Peqin, ankohet në “Stop”, se zyra e Gjendjes Civile në Njësinë Gjocaj, nëpërmjet një certifikate familjare, i ka dhënë të drejtë vëllait të vet, që jeton në Angli, të jetë në gjendjen familjare me babanë e ndjerë, kur në të vërtetë, babai i ndjerë ka jetuar me Nuriun dhe jo me të.Vëllai, Hazizi, vjen pas vdekjes së të atit dhe i drejtohet gjendjes civile, merr një certifikatë familjare, në përbërje të së cilës, është edhe babai.Por, Nuriu ka shumë certifikata familjare, ku babai është me të dhe jo me Hazizin. Nuriu shprehet, se me antë të këtij dokumenti, Hazizi celi testamentin e të atit , i cili ia lë atij pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme dhe Nuriu ka dyshime, se janë bërë falsifikime. Punonjësja e Gjendjes Civile, pranon, që e ka bërë ajo gabimin dhe thotë, se edhe vetë nuk ia fal vetes.Por këto, që ikën, ikën…

Të Fundit