Jemi drejtuar në qytetin e Peqinit, pasi Ilirjan Petriti ka drejtuar në Stop ankesën, se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes.Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjece dhe djalin 17 vjec. Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë. Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallzim në polici për dhunë nga ana e Ilirjanit.Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan. Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej, se zonja ishte goditur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie, edhe pse nuk e ka dhunuar asnjëherë ish-bashkëshorten. Mjeku Agron Karaj tregon, se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrotjur gruan. Ai thotë, se zonja nuk ka vajtur me ato shenja sic shkruhet në aktin e mjekut ekspert.
- +355 67 220 8888
- [email protected]