Pentagoni publikon grupin e dytë të dosjeve të deklasifikuara të UFO-ve

SHBA-të publikuan të premten një seri të dytë të të dhënave, më parë të klasifikuara, në lidhje me takime të dyshuara me UFO-t, që përmbajnë rrëfime për sfera misterioze jeshile, disqe dhe topa zjarri të raportuar nga dëshmitarë.

Koleksioni i parë i dokumenteve të Departamentit të Mbrojtjes u publikua më 8 maj me urdhër të Presidentit Donald Trump, duke vazhduar një përpjekje qeveritare për zbulimin e objekteve fluturuese të paidentifikuara që filloi në fund të viteve 1970.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se dokumentet, imazhet dhe videot e publikuara rishtazi në lidhje me atë që qeveria i quan “fenomene anomale të paidentifikuara” kanë nxitur spekulime për vite me radhë.

“Është koha që populli amerikan ta shohë vetë këtë”, tha ai në një deklaratë.

“Ky publikim i dokumenteve të deklasifikuara tregon angazhimin serioz të administratës Trump për transparencë të paparë”, shtoi ai.

Midis 222 dosjeve të bëra publike të premten është një raport prej 116 faqesh që detajon hetimet dhe pamjet në një strukturë shumë të klasifikuar në Sandia, New Mexico, midis viteve 1948 dhe 1950 – pranë vendit të incidentit të vitit 1947 në Roswell, New Mexico, i identifikuar në shumë teori konspiracioni si një përplasje e mundshme e një UFO-je.

“Ky dosje përmban 209 pamje të ‘sferave të gjelbra’, ‘disqeve’ dhe ‘topave të zjarrit’ të raportuara pranë bazës ushtarake”, tha departamenti.

Linku për grupin e dytë të dosjeve të deklasifikuara të UFO-ve.

 

Të Fundit