Indeksimi i pensioneve këtë tetor pritet të jetë shumë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Ato do të rriten në masën 2.5%, po aq sa ka qenë rritja e përgjithshme e çmimeve në treg përgjatë vitit të fundit.
Kjo do të thotë se një i moshuar që përfiton 25000 lekë në muaj, nga tetori do të marrë 25 600 lekë.
Vendimi pritet të kalojë për miratim këtë javë, dhe sipas llogaritjeve të përgjithshme, pensioni mesatar në qytet do të rritet rreth 500 lekë, ndërsa ai në fshat rreth 300 lekë.
Indeksimi i pensioneve kryhet çdo vit, dhe u jep të moshuarve një shtesë parash, për të mbuluar shpenzimet që dalin nga rritja e çmimit të ushqimeve në treg.
Në tetor 2023, pensionet u indeksuan në masën 8,6%, ndërsa në 2024, ato u rritën në masën 4,1%.
Kujtojmë se në sistemin e sigurimeve shoqërore janë 720 mijë të moshuar që përfitojnë pensione pleqërie apo lloje të tjera pensionesh.