“PD nuk po mundet t’i japë fund përçarjes”Deputeti i PD në Vlorë lë mandatin

Deputeti i PD në Vlorë, Fation Veizaj ka hequr dorë nga mandati.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Veizaj përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

Veizaj e cilëson të tepërt valën e re të përjashtimeve në Partinë Demokratike, çka sipas tij,  ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen e grupimit vendimmarrës

“Kanë plot të drejtë demokratët në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të tria këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre ditëve. Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qëndroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme. Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit”, shkruan Veizaj.

Mandatin e lënë nga Fation Veizaj e merr Gëzim Ademaj.

 

Të Fundit