PD: Berisha po manipulon demokratët, ai dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD nga Sali Berisha në Durrës.

PD shkruan se Berisha po manipulon demokratët dhe se kandidatët e tij janë përfaqësues të Ilir Metës dhe se nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë  tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013.

Sot po bën të njëjtën gjë.

Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”-shkruan PD nw reagim.

Të Fundit