Pazari u prish për 3.5 euro, prostituta vret mjekun e njohur në Turqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një mjek i njohur u vra nga një prostitutë pas prishjes së pazarit mes tyre.

Mediat turke bëjnë me dije se doktor İbrahim Karahan, ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet e një hoteli në Stamboll.

Karahan shkoi së bashku me prostitutën në një hotel ku ranë dakord që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt një shume prej 1500 lira. Por në momentin e pagesës mjeku i ka dhënë 100 lira (3.5 euro) më pak, duke bërë që mes tyre të lindte një debat.

Vajza e identifikuar si Dılnoza Bayramova ka deklaruar në dëshminë e saj në polici se pasi mjeku nuk i dha pagesën e plotë, ajo ka telefonuar të dashurin i cili ka ardhur në hotel i armatosur dhe ka kryer vrasjen.

“Me Karahanin ramë dakord për 1500 lira që të shkojmë bashkë në hotel, por mes nesh pati një debat sepse ai pagoi 1400 lira duke më dhunuar. Unë mora paratë dhe i dërgova një mesazh të dashurit tim Ali Asker Kıtay”, tha ajo.

Në deklaratën e tij, autori i vrasjes Kıtay tha se donte ta qëllonte në këmbë mjekun por aksidentalisht e goditi në stomak.

Mësohet se mjeku, një kirurg i njohur në një spital privat në Stamboll ishte regjistruar me një emër tjetër në hotel, ndërkohë që ngjarja ka tronditur opinionin publik në Turqi.

Të Fundit