Gjatë një takimi elektoral në Elbasan, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek debati i shpërthyer ditët e fundit për marrjen e të dhënave personale nga ana e patronazhistëve të Partisë Socialiste.
Gjatë tubimit, Rama tregoi numrin e kartës së vet të identitetit, duke theksuar se ajo është si një targë makine.
Nuk la pa ironizuar edhe Presidentin Ilir Meta, duke theksuar se numri i kartës nuk i duhet as dreqit.
Rama: Përshëndetje edhe shumë, shumë, shumë faleminderit. Edhe atyre që janë jashtë. Mendova se mitingu ishte jashtë. Kur më tha që hajde futemi brenda thash ç’më do brenda ky mua tani. Kur hyra këtu e ndjeva veten në atmosferën e një ndeshje të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë atje te kutia e votimit për një palë por për çdo shqiptarë. Jam shumë i frymëzuar nga gjithë këto ditë rrugëtimi në këto stacione kaq të bukura, ku ne mblidhemi dhe ruajmë rregullat, ku ne takohemi me njëri tjetrin dhe i japim Shqipërisë një mesazh: që ne nuk e duam Shqipërinë për pushtetin por e duam shtetin për Shqipërinë.
Unë kam marr me vete kartën ID dhe dua tju lexoj numrin tim, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga përpjekja e tërbuar për ti futur në konfuzion sikur ça ka ndodhur. Mbani shënim: Rama Edi, shqiptar, lindur në Tiranë. 04.07.1964. Nr i kartës: G40704039G. Ja e morët dhe kartën e çe doni, kujt i duhet këtij numri çfarë do bëni? E dëgjuat Liken, më kanë marr kartën dhe më dinë numrin.
O Like ne të dimë shumë gjëra ty se ai numër nuk i duhet dreqit. Mos u shqetësoni fare, karta ID e cila është trashëguar nga një kod tjetër sot nuk është ende karta ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta jonë ID nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna personale, sigurime shëndetësore, shumë informacione të tjera siç kanë kartat ID në shumë vende që ne duam të integrohemi. Kjo është si me të marr targën e makinës.
Si me të marr numrin 12, merrni të gjithë numrin 12, merreni patjetër sepse është 12 e pavarësisë së Shqipërisë, është 12 e mandatit tonë të tretë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë. Më e bukura është që patronazhistët tanë nuk punojnë me nr e identiteti në kartë, gjithë ai çorap që është, dhe po mendoja po nuk filloi kemi problem, të fillojë siç ka qenë në çdo takim për tu bërë breshër në çdo kuti votimi. Ata që bën çorapin e bën për të na penguar në rrugën tonë drejt fitores.
E tentuan me aeroportin e Rinasit, që të konfuzonin me vaksinat, por i kishin bërë llogarit gabim. Kanë nxjerrë vërdallë hijen e patronazhistët dhe kujtojnë se ne shqetësohemi shumë. Unë jam shumë krenar për të gjithë patronazhstët e PS, janë ata që e bëjnë PS një skuadër të denjë si të gjitha partitë e mëdha. Ne nuk jemi parti që bëjmë xhiro gomash, ne nuk jemi parti që vijmë në Elbasan fusim 12 ballokume dhe nxjerrim 6. Parti që edhe sobën e kanë futur në skemën që i fut 12 edhe të nxjerrë 6. Ne s’jemi si ata!