Ish zyrtarja Alda Klosi është arrestuar pas skandalit me vjedhen e parave nga pastruesja.
Burime për TPZ bëjnë me dije se policia ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë dhe ish zyrtarja, shefja e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë tashmë është vënë në pranga.
Klosi ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë, kur ajo drejtohej nga ish ministri, Arben Ahmetaj.
Rasti i vjedhjes së banesës së ish zyrtares, shkaktoi mjaft bujë në media, pasi paratë i kishte marrë pastruesja Rozeta Dobi.
Klosi u paraqit vetë në polici për të denoncuar vjedhjen e 120 mijë eurove, të cilat sipas saj, ishin para që do të përdoreshin për kurimin e xhaxhait.
Policia më pas arriti të zbulojë 500 mijë euro në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, pas një përgjimi ambiental mes saj dhe të birit, ku flisnin për fshehjen e parave në tubat e ajrimit.