Paskal Milo: Arsyeja pse shqiptarët u poqën si komb më vonë se të tjerët

Historiani Paskal Milo e shpjegon me pozitën gjeografike dobësinë e identitetit shqiptar. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Milo tha se për shkak të pozicionimit si vendkalim pushtuesish, Shqipëria u poq si komb më vonë në raport me vendet e tjera.

Kam bërë një studim për nacionalizmin shqiptar. Një nga dobësitë tona aktuale shpjegohet me dobësinë e nacionalizmit shqiptar, me dobësinë e identitetit shqiptar në shekuj. Ne e kemi fituar pavarësisnë gati 100 vite më vonë se vendet e tjera të Ballkanit. Kjo sepse ne në kushtet që kemi jetuar, Shqipëria ka qenë vendkalim për pushtuesit e huaj. Me pak fjalë, ne nuk arritëm të piqemi si komb në kohën kur vendet e tjera rreth e rrotull u poqën dhe krijuan shtetin kombëtar
.

Të Fundit