Pas vrasjes së bujshme, burgu i peqinit emëron drejtorin e ri

Florenc Doka është emëruar drejtori i ri i i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Burime për media bëjnë me dije se emri i Dokës është firmosur edhe nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja.

Doka është drejtori i ri i burgut të Peqinit, pasi pas vrasjes së Arben Lleshit brenda në burg nga Sokol Mjacaj, drejtori në detyrë u arrestua. Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve.

Kujtojmë që më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj qëllloi me armë për vdekje Arben Lleshi, të dy të dënuar për jetë në burgun e Peqinit. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe i burgosuri tjetër Ilir Shaqja, i cili u arrestua pasi dyshohet se kishte lidhje me ngjarjen.

Pas vrasjes që tronditi burgun e sigurisë së lartë, por edhe opinionin publik sesi një i burgosur kishte siguruar armën në burg, policia arrestoi 12 persona, mes tyre edhe drejtorin Kamber Hoxha.

Të Fundit