Pas rizgjedhjes, Basha zbret në terren: Do riorganizojmë dhe forcojmë çdo degë

Pas rizgjedhjes në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në terren, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PD-së në Shkodër.

Përmes një postimi në facebook, Basha, njofton se Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një procesi riorganizmi në çdo degë të saj në territorin e vendit.

Kryedemokrati thekson se një nga prioritetet e opozitës do të jetë lufta kundër korrupsionit, përfshirë hetimin e thelluar për investitorët strategjikë.

“Në Shkodër me drejtuesit e këtij Qarku, për riorganizimin dhe forcimin e çdo dege, të vetëdijshëm për vlerat dhe standartet që na bashkojnë për të ndërtuar alternativën më të mirë të Partisë Demokratike për shqiptarët.

Për këtë qëllim, lufta kundër korrupsionit është sot një nga prioritetet tona. Një rast i tillë është ligji për investitorët strategjikë, i cili është përdorur për të shpërblyer miqtë e kryeministrit me pasuritë tona publike.

Ne do kërkojmë një hetim të thelluar parlamentar të investitorëve strategjikë, atyre që përfitojnë dhe bashkëndajnë me qeveritarët e korruptuar pasuritë e këtij vendi, ndërsa shqiptarët mbeten ndër popujt më të varfër dhe më të keqpaguar. Askush nuk do të jetë mbi ligjin”, shkruan basha në facebook.

Të Fundit